Kanë filluar punimet për ndërtimin e godinës së re të ANTËS dhe të kullës së kontrollit PDF Print E-mail

Kanë filluar punimet për ndërtimin e godinës së  re të Agjensisë Nacionale të Trafikut Ajror dhe të kullës së kontrollit.

Dyfishimi i numrit të pasagjerëve dhe rritja e lëvizjes së avionëve në hapsirën ajrore shqiptare, ka cuar në nevojën e rritjes së kapaciteteve infrastrukturore dhe njerëzore të kësaj agjensie..........
Read more...
 
Modernizimi i hapësirës ajrore, pikë kyçe e integrimit në BE PDF Print E-mail

Objektivat e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Trafikut Ajror.

Fillimi i punimeve për ndërtimin e godinës  së re të Agjencisë Kombëtare të Trafikut Ajror dhe kullës së kontrollit, shënon një hap përpara të qeverisë së Republikës së Shqipërisë drejt zhvillimit dhe modernizimit të vendit. Me shumë rëndësi është fakti se ky investim përbën një nga pikat kyçe të integrimit në BE. Zhvillimi i rrjetit qëndror të transportit ajror të Shqipërisë paraqet një mundësi të mirë për vëndin tonë dhe për marrëdhëniet e tij me vëndet e Evropës dhe sidomos Ballkanit Perëndimor . Kjo falë bashkimit të interesave të tyre dhe ndjekjes së zgjidhjeve  ekonomike dhe sociale  të dobishme, nga të cilat mund të përfitojë i gjithë rajoni. Në kushtet e zhvillimit ekonomik , implementimi i projekteve të infrastruktures rajonale ka një ndikim pozitiv  në nivelet ekonomike të rajonit, duke kontribuar me hapjen  e tregjeve të tyre ndaj iniciativave të reja të biznesit dhe duke bërë më të efektshme shkëmbimet tregtare midis vëndeve të rajonit.

Read more...
 
Kompania

Agjensia Nacionale e Trafikut Ajror (ANTA sh.a.) është në vartësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Kjo agjensi ka statusin e shoqërisë aksionere ku 100 % të aksioneve i zotëron shteti shqiptar. Qëllimi kryesor i agjensisë është :

· Të sigurojë shërbim cilësor në përputhje me standartet ndërkombëtare

· Siguria e fluturimeve në hapsirën ajrore të Republikës së Shqipërisë.


 


ANTA sh.a. kryen shërbimet e saj brenda hapsirës ajrore dhe në aerodromet civile të Shqipërisë siç përshkruhet në AIP.

Të gjithë aktivitetet tona bazohen në legjislacionin Shqiptar dhe në standartet e vendosura nga ICAO (International Civil Aviation Organisation) dhe EUROCONTROL.

 

Shqipëria është antare e ICAO (International Civil Aviation Organisation), EUROCONTROL (The European Organisation for the Safety of Air Navigation), ECAC ( European Civil Aviation Conference ) dhe CANSO ( Civil Air Navigation Services Organisation )

 


All Rights reserved ANTA sh.a. - This page is powered by Keminet

 

Safety with ANTA

Who's Online

We have 11 guests online

E-MAIL ANTA USER

Kliko mbi ikonë për të hyrë në adresën tuaj të e-mailit